Zaev: Qeveria në Mars! - News, Lajme - Vizion Plus

Zaev: Qeveria në Mars! - News, Lajme - Vizion Plus

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev, shpall arritjen e marrëveshjes me partitë shqiptare per qeverinë e re ne Maqedoni. Nga Bosnje-Hercegovina ku ndodhej per një vizite, ai deklaroi se janë harmonizuar qëndrimet mes palëve dhe brenda mesit te marsit vendi do te kete kabinetin e ri. ?Tani kemi siguruar firmat e nevojshme të deputetëve për të marrë mandatin. Ka mbetur një pjesë e vogël për t?u biseduar rreth formimit të qeverisë, pasi çështjet thelbësore si platforma e qeverisë së re, platforma e Lidhjes Social Demokrate, platforma e partive politike shqiptare, ligji që rregullon përdorimin e gjuhëve, janë harmonizuar. Tani ka mbetur qe te diskutohet vetëm per ndarjen e ministrive. Besoj se brenda 10 apo 15 ditëve Maqedonia do te ketë qeverinë e re të kryesuar nga socialdemokratët?. Me herët, BDI njoftoi se me LSDM ishte arritur konsensus per projektligjin per përdorimin e Gjuhës Shqipe, një nga çështjet kyçe ne negociatat per qeverinë. Pas mbledhjes maratone te kryesisë u pranuan te gjitha nenet e draftit. ?Përmbyllëm këtë pjesë të debatit, dhe nga dita e premte presim të fillojmë diskutime për harmonizim eventual të platformës për bashkëqeverisje. BDI dha pëlqim për draft-ligjin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe, qe eshte i harmonizuar edhe me LSDM, nga ku mund të fillojmë të diskutojmë edhe për çështje te tjera?. Me dorëzimin e firmave tek presidenti Ivanov, Zaev merr zyrtarisht mandatin per te formuar brenda 10 ditëve kabinetin.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-06-03

Duration: 01:23

Your Page Title