Kryeministri shpërndan certifikata legalizimesh

Kryeministri shpërndan certifikata legalizimesh

Edhe pse ka deklaruar se do të rikandidoj si deputet në Vlorë, kryeministri Edi Rama nuk rreshti së përsëritur se nuk është aspak e lehtë të përfaqësosh vlonjatët për shkak të karakterit të vështirë që thotë se ata kanë duke ia bërë të vështirë punën në këto 4 vite që kryeson listën e këtij qyteti në parlament.br br Në një aktivitet të organizuar për shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për qytetarët që kanë përfituar nga procesi i legalizimeve kryeministri nuk i ka kursyer batutat disa prej të cilave i adresoi dhe tek çadra e protestueseve opozitar.br br Në Vlorë kryeministri vizitoi dhe urgjencën e spitalit të qytetit, ku është finalizuar investimi, si pjesë e programit italo-shqiptar, prej 320 mijë euro për përmirësimin e urgjencave në zonat bregdetare, ku përveç Vlorës kanë përfituar dhe spitalet e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Sarandës.br br Tv Klanbr br br br Ora 09:53br br ?Vlora renditet e para për abuzimin me ligjin, ku faktikisht nuk është bërë asnjë legalizim banese dhe legalizimet e bëra kanë qenë mbi rërë apo mbi gurët e plazhit, në zona të mbrojtura natyrore dhe për bizneset. Kjo është historia, sot jemi ndryshe 93 e legalizimeve të sotme janë për banesa dhe do bëjmë të mundur që ky proces të mos ndalet. Po keni parasysh që në 8 vitet e atij, që është mirë mos t?i përmendet emri, se krijohen dallgë, pjesën me të madhe të legalizimeve e ka bërë për bizneset.br br Ne në dy vite e pak, kemi bërë shumë punë dhe detyrimet kanë qenë shumë të pakta. Nuk ka diskutim që ndryshimi është i qartë dhe rrënjësor sepse deri dje për të bërë legalizimin e banesës duhet të paguaje mbi dorë dhe nën dorë? u shpreh kryeministri Rama.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2017-06-04

Duration: 01:04