Report TV - Ditë e zezë për Bashën, e dëbojnë edhe protestuesit e Zharrëzës

Report TV - Ditë e zezë për Bashën, e dëbojnë edhe protestuesit e Zharrëzës

Pasi nuk gjeti mbrështetje tek kryetari LSI, Ilir Meta, dhe ndërkombëtarët e përzunë dhe s'i përkrahën kauzën, kryedemokratin Lulzim Basha e dëbuan edhe protestuesit e Zharrëzës.br br Protestuesit, shumë prej të cilëvë kanë bërë më shumë se 100 km rrugë në këmbë, po prisnin të zhvillonin një takim tek Ministria e Energjetikës kur pranë tyre ka shkuar Basha.br br Protestuesit dhe qytetarët se kanë lejuar të mbajë fjalim, duke i kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë te çadra përpara Kryeministrisë.br br "Ik mbaj fjalim te çadra. Hiqni flamujt e partive. Duam zgjidhje, duam shtëpitë tona. Poshtë partitë", iu drejtuan banorët e Zharrëzës, Bashës. br br Nga ana e tij, kryetari i PD tha se marrëveshja për shpimet naftënxjerrëse në zonë është firmosur nga qeveria Nano dhe jo nga ajo e PD-së. br br Teksa protestuesit nuk po e lejonin të fliste, Basha ka marrë një megafon dhe kërkoi ndjesë në emër të PD, për gabimet e bëra në Zharrëz.br br "Jam këtu që në emër të forcës time politike t?ju kërkojë ndjesë dhe falje për gabimet dhe dështimet tona në raport me problemin e Zharrëzës?, tha Basha.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-06-04

Duration: 02:09