Report TV - Kuvendi, Rama: Vettingu, kyç për ekonominë,PD frika nga mëkatet

Report TV - Kuvendi, Rama: Vettingu, kyç për ekonominë,PD frika nga mëkatet

TIRANE-Kuvendi nisi sot punimet e seancës plenare të radhës pa praninë e opozitës, e cila po bojkoton veprimtarinë parlamentare prej gati dy javësh.br br Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendi ka deklaruar sërish se miratimi i Vettingut është kyç për rritjen ekonomike përmes investimeve të huaja që do të tërhiqen në Shqipëri.br br Ai theksoi se të gjithë investitorët e huaj kërkojnë garanci juridike për të investuar dhe për këtë duhen miratuar sa më shpejt komisionet e Vettingut.br br "Vettingu është kapitull i ri në ekonomi, të spastrojmë pallatin e drejtësisë. Rritja ekonomike që kemi siguruar përmes reformave është e pamjaftueshme.br br Reforma dhe Vettingu janë kyç. Është e vërtetë që kemi filluar punën për të vënë në jetë një program 1 mld plus për ringërtim për rrugë dhe shkolla dhe nuk diskutohet që do të shkojmë mbi 5 rritje ekonomike.br br Por na duhet të rrisim investimet private të huaja dhe të brendshme. Por siguria juridike është kryesore.br br Nëse siguria juridike nuk është 100 nuk vjen askush që të investojë. Vetingu i jap rrugë këtyre investimeve" deklaroi Rama.br br Por, PD ka bojkotuar ngritjen e komisioneve sipas kryeministrit me arsyen se është në mëkat.br br "Ana e djathtë është bosh në këtë sallë, pasi ata nuk e duan Vettingun, pasi lidhjet me gjyqësorin janë lidhje në mëkat dhe humbja e tyre lidhjeve është ekspozim përballë mëkateve të tyre" tha ai.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-06-04

Duration: 02:05

Your Page Title