Report TV - Ina Balla ia del në luftën kundër kancerit, sot shitëse ambulante

Report TV - Ina Balla ia del në luftën kundër kancerit, sot shitëse ambulante

Ina Balla ja ka dalë në luftën kundër kancerit të gjirit dhe sot ajo punon për të rritur dhe shkolluar dy vajzat e saj. Një vit më parë Ina ishte në mes të katër rrugëve për shkak se nuk mund të përballonte dot shpenzimet për të luftuar sëmundjen e saj të rëndë, por gjithashtu edhe të rriste dy vajzat e saj.br br Pas apelit në Report TV, Ministria e Shëndetësisë, Bashkia e Tiranës dhe shumë qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë e ndihmuan për të blerë ilaçet, për të paguar qiranë, por edhe duke i dhënë shuma monetare dhe ushqime.br br 37-vjeçarja sot ka një leje nga Bashkia e Tiranës si shitëse ambulante pranë Zogut të Zi. Me një tavolinë të vogël ajo shet produkte të ndryshme. Ina thotë se punon për dy vajzat e saj dhe se bën rreth 7 mijë lekë të vjetra në ditë.br br ?Sot jam në këmbë, jam mirë. Punoj për të mbajtur vajzat e mia, për hallet dhe problemet e shtëpisë. Po falë punës, fitoj 5 mijë deri në 10 mijë lekë të vjetra në ditë?, tjotë ajo.br br Në këtë vend 37-vjeçarja shet parfume, por edhe produkte të tjera. Kur e pyesim për shëndetin, Ina tregon se do vazhdojë të kurohet për 5 vite rresht, por ajo thotë se gëzon një shëndet të mirë.


User: Report TV

Views: 5

Uploaded: 2017-06-04

Duration: 01:34