Report TV - Defekt në avionin Blue Panorama 130 pasagjerë bllokohen në Rinas

Report TV - Defekt në avionin Blue Panorama 130 pasagjerë bllokohen në Rinas

TIRANË- Dhjetra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në aeroportin e Rinasit për shkak se avioni i kompanisë ajrore "Blue Panorama" me të cilin duhet të ishin nisur në Bergamo, ka pësuar defekt.br br Plot 130 pasagjerë, shqiptarë e të huaj kanë mbetur të bllokuar në aeroport prej 4 orësh, kohë që do të kishte qenë e mjaftueshme për të mbërritur në Milano.br br Por aventura e tyre nisi sapo vunë këmbën në avion. Pak pasi hipën, 130 pasagjerë u zbritën nga avioni pasi ekuipazhi në bordin e avionit të kompanisë ?Blue Panorama? i njoftoi se avioni ka defekt.br br Por pasi kanë zbritur prej orës 11:45 minuta pak para mesditës, pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në aeroport pa asnjë informacion nga kompania për disa orë me radhë se kur do të mundësohej nisja.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2017-06-04

Duration: 01:18

Your Page Title