Ora News – Vettingu, Parlamenti kthen kandidatët për rishqyrtim tek Totozani

Ora News – Vettingu, Parlamenti kthen kandidatët për rishqyrtim tek Totozani

Subscribe në Ora News këtu br Kur pritej të miratonte ngritjen e komisionit ad hock për Vettingun, Kuvendi i Shqipërisë ne seance e jashtëzakonshme, ktheu për rishqyrtim dosjet e kandidatëve për institucionet kushtetuese, tek Avokati i Popullit. Vendimi është miratuar me 81 vota pro, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi votuan kundër, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancë.br Meta: Tek avokati i Popullit për riplocim të dokumentacionit dhe rihapjes për paraqitjen e interesit të aplikantëve të rinj për pozicionet e gjithë anëtarëve të pozicioneve të rivlerësimit.br Kryetari grupit parlamentarë të Partisë Socialiste Garmoz Ruci, vendimin e mazhorancës në parlament, e argumentoi me besueshmërinë dhe transparencën që duhet të ketë procesi, ndërkohë akuzoi presidentin e Republikës. br Ruçi: Presidenti i Republikës nuk e ushtroi kompetencën dhe sigurisht ia kaloi Avokatit të Popullit, i cili rigorozisht ka zbatuar Kushtetutën. E gjithë ky është argumenti që kjo punë që kemi nisur të bëhet me transparencën e duhur dhe të kemi një kontingjent të domosdoshëm me qëllim që komisioni ad-hoc jo të ketë 21 kandidatë për 28 vende, por t? ketë 100 a më shumë, me qëllim që përzgjedhja të jetë sa më cilësore.br Avokatit të Popullit do t?i lihet një javë kohë për të vendosur se cilët do të jenë kandidatët përfundimtarë për anëtarët e komisioneve. Për institucionet e Vettingut aplikuan 192 kandidatë, nga këto Avokati i Popullit vlerësoi pozitivisht 29 për 27 vendet në institucionet e Vettingut. Nga kjo listë me 29 kandidatë ONM vlerësoi negativisht 8 kandidatë duke lënë listën me vetëm 21 kandidatë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-06-04

Duration: 02:45