Report TV - Tiranë, 74-vjeçaren e lidhin këmbë e duar, gjendet e vdekur

Report TV - Tiranë, 74-vjeçaren e lidhin këmbë e duar, gjendet e vdekur

Një 74-vjeçare është gjetur e pajetë mbrëmjen e kësaj të hënë në banesën e saj në fshatin Bërzhitë, në periferi të Tiranës. br br E moshuara e identifikuar nga policia si Fatime Hida, është gjetur e lidhur këmbë e duar dhe si pasojë e asfiksisë për shkak të bllokimit të rrugëve respiratore, ka ndërruar jetë.br br Sipas policisë, e moshuara jetonte vetëm, çka shton dyshimet se mund të jetë vrarë nga persona që kanë pasur për synim ta grabisin.br br Trupi i pajetë i të moshuarës është përcjellë drejt morgut të Tiranës ku do të kryhet edhe autopsia për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes. br br Ndërkohë, burime nga policia bënë të ditur se ngjarja mund të ketë ndodhur mbrëmjen e të shtunës, ndërsa e moshuara është gjetur e pajetë vetëm sot nga fqinjët e saj.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-06-04

Duration: 00:39