3 kandidatë për Gjykatën e Strazburgut

3 kandidatë për Gjykatën e Strazburgut

Aleksandër Muskaj, Aurela Anastas, Sokol Berberi janë tre kandidaturat që janë paraqitur pranë Asamblesë Parlamentare (KiE) në lidhje me postin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)br br Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë brenda datës 20 mars 2017, listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.br br Në garë merrnin pjesë 11 njerëz të drejtësisë:br br -Aleksandër Muskajbr br -Asllan Karajbr br -Aurela Anastasbr br -Elira Kokonabr br -Ermal Frashëribr br -Gent Ibrahimibr br -Marjana Semini Tutulanibr br -Markeljan Koçabr br -Oriona Muçollaribr br -Sokol Berberibr br -Suela Mëneribr br Komisioni që u mor me përzgjedhjen drejtohej nga Luan Omari, ish-anëtar i Komisionit të Venecias, ndërsa anëtarë ishin: Kristaq Traja, ish-gjyqtar në GJEDNJ; Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese; Artan Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ish- gjyqtar në Gjykatën e Lartë dhe Artur Metani, Drejtor i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit. br br Asambleja refuzoi vjeshtën e vitin të shkuar kandidaturat e Genti Ibrahimi, Sokol Berberi dhe Ina Rama për arsye se qeveria shqiptare nuk kishte zbatuar procedurat e kërkuara nga Këshilli i Ministrave të BE dhe vetë asambleja për përzgjedhjen e këtyre kandidatëve. Qeveria njofton se për përzgjedhjen e Muskajt, Anastasit dhe Berberit janë ndjekur te gjitha procedurat e kërkuara.


User: RTV KLAN

Views: 15

Uploaded: 2017-06-05

Duration: 00:53