Aleatet e PD: Jo regjistrim në KQZ, pa qeveri teknike - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2017-06-05

0 Views

01:58

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
25 parti te rreshtuara ne kampin opozitar janë te vendosura te mos regjistrohen per te marre pjese ne zgjedhje deri ne krijimin e qeverise teknike. Por edhe pse kjo është nje lëvizje drejt bojkotit te zgjedhjeve; ashtu si lideri i opozitës Lulzim Basha edhe aleatet e tij, kryerepublikani Mediu e kreu i Agrareve, Agron Duka, preferojnë te shmangin termin bojkot edhe pse janë te vendosur te mos tërhiqen nga kërkesa per krijimin e qeverise teknike.Fatmir Mediu: Pyetja që duhet shtruar është kjo: A do të kemi zgjedhje të lira e të ndershme apo do të vazhdojmë të kemi zgjedhje të manipuluara ku të dominojë korrupsioni dhe krimi? Ne kemi zgjedhur që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme dhe për këtë do të këmbëngulim deri në fund sepse besoj se kjo është ajo që kërkojnë shqiptarët dhe meritojnë shqiptarët.-Nëse nuk ka reagim do t?i bojkotoni zgjedhjet?Fatmir Mediu: Do të kërkojmë të vazhdojë përpjekja jonë derisa të ketë reagim.-A jeni i vendosur z. Duka që nëse nuk ka qeveri teknike t?i bojkotoni zgjedhjet?Agron Duka: Ne jemi të vendosur aq sa është e vendosur opozita, pra në mënyrë absolute nuk është se mund të cedojë kjo punë nga Partia Agrare Ambientaliste.Por kreu i LZHK Dashamir Shehi nuk nguron te deklaroje se opozita është e gatshme t?i bojkotoje zgjedhjet e 18 qershorit.- Nëse nuk ka reagim, ju jeni të vendosur t?i bojkotoni zgjedhjet.Dashamir Shehi: Po sigurisht. Ky është hapi i parë. Ky është hapi i parë, do të shikojmë kush do të jenë hapat e tjerë. Ky është sinjali I pare serioz që kjo nuk është më lodër. Nje dite me pare, opozita vendosi qe asnjë prej partive aleate te PD te mos regjistrohet ne zgjedhje e tashme partia si ajo e drejtuar nga Agron Duka qe kishin depozituar kërkesën per regjistrim janë bere gati te tërheqin dokumentacionin ne mbledhjen e pare qe KQZ do te shqyrtoje këtë çështje.

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024