Ora News – Vlorë, Dritan Leli debate me këshilltarët e djathtë për parkingjet me pagesë

Ora News – Vlorë, Dritan Leli debate me këshilltarët e djathtë për parkingjet me pagesë

Subscribe në Ora News këtu br Përplasje mes kryebashkiakut të Vlorës dhe këshilltarëve të djathtë për parkingjet me koncesion në qytetin bregdetar, miratuar në vitin 2013 nga Bashkia e asaj kohe.br Në mbledhjen ku do shqyrtohej ngritja e një Komisioni për negociim me kompaninë koncesionare për tarifën e parkimit të gabuar, këshilltarët e djathtë kanë kërkuar rishqyrtimin e kontratës dhe gjetjen e një mundësie ligjore për lehtësimin e qytetarëve nga gjobat e aplikuara nga kompania në formën e tarifave shtesë.br ?Këta po grabisin qytetarët përditë dhe nëqoftëse ju kryetari i bashkisë, administrata është në partneritet me ta, ndajnë para, lekë, koncesion, vazhdoni dhe ngrini Komisionin?.br Ervis Moçka: Të vimë në ndihmë të qytetarëve por pa abuzuar, ndëshkuar dhe ngarkuar në Këshill një kosto jashtëzakonisht dhe me përgjegjësi të madhe financiare.br ?Pasi u aplikua, pretendoj shumë pak edhe ne vetë, që produkti nuk ishte aq i mirë sa u mendua në fillim. Detyra jonë është ti dalim prapë zot se jemi përfaqësues të qytetarëve?.br Por anulimi i kontratës sipas kreut të bashkisë, Dritan Leli, është i pamundur pasi prishja e njëanshme e saj do t?i kushtonte qytetarëve të Vlorës 50 mln euro.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 02:01