Report TV - Mbyllet ​Komisioni për CEZ, Balla: Berisha përgjegjës për dëmin 414 mln €

Report TV - Mbyllet ​Komisioni për CEZ, Balla: Berisha përgjegjës për dëmin 414 mln €

TIRANE-Komisioni parlamentar për privatizimin e ISSH tek CEZ-i në 2008-ën, ka mbyllur hetimet e tij.br br Deputetët kanë gjetur përgjegjësit për abuzimet në këtë privatizim dhe kryesorin ndër ta kanë listuar ish-kryeministrin Berisha.br br Po ashtu në listën e gjatë të përgjegjësve ndodhet dhe djali i tij Shkëlzeni dhe Ministrat e Ruli e Mima.br br Dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptar nga privatizimi tek çekët e CEZ-it kap vlerën e 414 milionë eurove.br br Qeveria e kohës në mënyrë arbitrare ka negociuar në favor të CEZ-it, i cili ka hyrë në tender me çmim tjetër nga ai me të cilin privatizoi OSSH.br br Edhe ERE duke rritur çmimin e energjisë në 2010 në favor të CEZ ka shkaktuar një dëm prej 22 miliardë lekësh. Ndërsa 6 miliardë lekë kredi të këqija e kamatvonesa të falura në 2009 kapin janë pjesë e këtij dëmi që sipas Taulant Ballës prokuroria duhet të hetojë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:28

Your Page Title