Ora News – Bienalja e Akuarelit, 100 artistë performojnë në Tiranë

Ora News – Bienalja e Akuarelit, 100 artistë performojnë në Tiranë

Subscribe në Ora News këtu br Nga data 13-17 mars akuarelistët më në zë të botës do të performojnë në Tiranë. Në ekspozitën e së hënës në Kryeministri ata dhuruan emocione për të pranishmit ndërsa u shprehën se arti është rruga më e mirë për të lidhur popujt.br Të rinjtë shqiptar, studentët dhe të apasionuarit pas artit kanë mundësinë që përgjatë të gjithë javës të njihen me punimet e veçanta të artistëve të akuarelit në Bienalen e Dytë të Akuarelit e cila po mbahet në Tiranë.br Artisti indian, Amit Kapoor, dha një mesazh të qartë për të gjithë ata të rinj të apasionuar pas artit.br Kapoor: Arti është individual dhe si i tillë duhet të zhvillohet. Unë kam një mesazh për të rinjtë që e duan artin dhe pikturën si dhe për mësuesit e tyre. Mos dëgjoni kur ju shpjegojnë teknikat e vizatimit, artistë iu bën vetëm ushtrimi i duarve duke vizatuar sa më shumë të mundeni.br Në ambientet e sallës COD në Kryeministri të rinjtë janë njohur me skulpturat tre dimensionale me letër akuareli të krijuara nga artisti bullgar Krasimir Todorov.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:16

Your Page Title