Report TV - Dita e Verës, Basha lë çadrën e protestës, zhvendoset në Elbasan

Report TV - Dita e Verës, Basha lë çadrën e protestës, zhvendoset në Elbasan

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, për Ditën e Verës ka zgjedhur të lërë çadrën dhe është zhvendosur në Elbasan.br br I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela Basha, kryedemokrati ka vizituar një panair librash e produktesh tradicionale të qytetit të Elbasanit si dhe është takuar me qytetarë të shumtë.br br Edhe këtë ditë Basha e ka shfrytëzuar për t'u bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen së bashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai e ka cilësuar Ditën e Verës si një ditë shprese për gjithë vendin.br br " Dita e verës shpresë për mbarë shqiptarët për kohe më të mira që po vijnë. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira #RepublikaeRe" shkruan Basha në Facebook.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 00:37

Your Page Title