Ora News – Meta me kryediplomatin finlandez: Kuvendi i përkushtuar për dialog politik

Ora News – Meta me kryediplomatin finlandez: Kuvendi i përkushtuar për dialog politik

Subscribe në Ora News këtu br Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Finlandë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Helsinki nga kryediplomati finlandez, Timo Soini, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve.br Duke nënvizuar thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës ndaj integrimit evropian të Shqipërisëbr Kryeparlamentari nënvizoi përkushtimin e Kuvendit në interes të dialogut politik dhe avancimit cilësor të reformave kyçe, siç është ajo e sistemit të drejtësisë.br Nga ana e tij, Soini u shpreh se Finlanda e mbështet Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian dhe theksoi se forcimi i sundimit të ligjit në të gjithë vendet e Ballkanit i shërben gjithë Evropës.br Në përfundim z. Meta dhe z. Soini biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së stabilitetit dhe perspektivës evropiane të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor ku Shqipëria luan një rol kyç.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 00:57