Ora News – Programi 92 mln euro për sektorë strategjikë

Ora News – Programi 92 mln euro për sektorë strategjikë

Subscribe në Ora News këtu br Programi i financimit të 5 sektorëve strategjikë prej 92 mln euro është gati për të pritur aktorët potencialë që mund të përfitojnë.br Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ftoi palët e interesuar të bëhen pjesë e një bashkëpunimi ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi, teksa u shpreh se eurozona sot ndodhet në një moment të vështirë dhe skepticizimi mbi vlerat e unionit është në rritje.br Gjosha: Unë do doja sot t?i bëja thirrje të gjithë aktorëve veçanërisht shoqërisë civile që të sjellin sa më shumë projekt propozime për t?u bërë pjesë e këtij programi. Sot Evropa e bashkuar ndodhet në një moment shumë të vështirë, ndaj programe të tilla janë thelbësore, sepse vërtet ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e këtyre vlerave. Në këtë kontekst, ne sot kemi tre vende që bashkëpunojnë nën ombrellën e Evropës së Bashkuar.br Ministrja nënvizoi se eksperiencat që do të ndahen midis përfituesve të projekteve, nga ky program ndërkufitar karakterizohen nga diversiteti e do të shërbejnë si një tjetër vlerë e shtuar duke krijuar kështu ?mënyrën evropiane të të menduarit?.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:31