Ora News – Adriatik Zotkaj: Mëkatet e mia, një aksident dhe kundërshtim i policisë

Ora News – Adriatik Zotkaj: Mëkatet e mia, një aksident dhe kundërshtim i policisë

Subscribe në Ora News këtu br Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, ka reaguar ndaj akuzave të Prokurorisë duke deklaruar se nuk preket nga ligji i dekriminalizimit. Zotkaj pohoi se mëkatet e tij të vetme janë një aksident rrugor dhe kundërshti e punonjësit të policisë.br Pas akuzave të Prokurorisë, kryetari i Bashkisë Poliçan, në reagimin e tij i ka kërkuar Prokurorisë të mos veprojë më dy standarde. Si shembull Adriatik Zotkaj tha se rastet e 19 deputetëve që sipas tij kanë plotësuar formularin shtesë të dekriminalizimit.br Zotkaj: ?Akuzat me skenar të mirëfilltë. Më vjen keq kur prokurori televiziv, jo i ligjit, kur ka kërkuar në të gjithë botën, të gjej një akuzë minimale karshi personit tim, vjen me një deklaratë qesharake për heqjen e mandatit për 200 lek të vjetra në kohën e diktaturës kur unë kam qënë minoren dhe i kërkon KQZ heqjen e mandatit tim dhe të zotit Tërmet Peçi. Nuk e kuptoj këtë prokurori me dy standarte kur në formularin e deklarimit ne e kemi plotësuar me vullnetin tonë të lirë, nuk na e ka kërkuar as KQZ, as Prokuroria. Ky formular ndodhet pranë KQZ-së. Formularin shtesë e plotësuan dhe 19 deputetë të tjerë si Sali Berisha, Ristani e Spartak Braho. Pse, me dy standarte??br Akuzë ordinere e ka cilësuar kryebashkiaku i Poliçanit, veprën penale për të cilën e ka akuzuar Prokuroria.br Zotkaj që mban për herë të katërt mandatin e të parit të Poliçanit garantoi se nuk është subjekt i dekriminalizimit, pasi përveç një aksidenti rrugor dhe kundërshti të punonjësit të policisë, nuk ka bërë asnjë vepër që preket nga ky ligj.


User: Ora News Lajme

Views: 7

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:47

Your Page Title