Ora News – Çmimet e Akademisë së Shkencave, 15 studiues në garë për 4 çmime

Ora News – Çmimet e Akademisë së Shkencave, 15 studiues në garë për 4 çmime

Subscribe në Ora News këtu br Akademia e Shkencave ka shpallur nominimet për katër Çmimet Shkencore Kombëtare të vitit 2016. Në konkurs u dorëzuan 49 vepra, ndërsa juria ka përzgjedhur vetëm 13 prej tyre. Fituesit do të shpallen pas dy javësh.br 15 studiues janë nominuar nga Akademia e Shkencave për Çmimet Shkencore Kombëtare të vitit 2016. Përmes një konference për shtyp, kreu i Akademisë së Shkencave, akademiku Muzafer Korkuti, bëri me dije se në konkurs janë dorëzuar 49 vepra të botuara dhe licensuara 5 vitet e fundit. Për çmimin ?Eqerem Cabej? janë nominuar katër autorë.br Korkuti: Të nominuar janë fjalori shqip-greqisht dhe greqisht-shqip me autor Dhori Qirjazin, ?Zhvillimet e mjeteve gramatikore të shqipes? me autor Et?hem Likën, ?Mitet e historisë arbëreshe? me autor Mateo Mandala dhe ?Arbërit e Jonit? me autor Pëllumb Xhufin.br Ndërsa për çmimin ?Petrit Radovicka? juria e Akademisë së Shkencave ka nominuar 4 vepra, 3 vepra janë nominuar për çmimin shkencor për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike, ndërkohë 2 vepra janë në garë për çmimin për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave natyrore-teknike.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:31

Your Page Title