Ora News – Basha: Do të ketë zgjedhje të lira, Ramës i ka ardhur fundi

Ora News – Basha: Do të ketë zgjedhje të lira, Ramës i ka ardhur fundi

Subscribe në Ora News këtu br Ndërkohë që diskutohet për shtyrje të zgjedhjeve, Lulzim Basha përsëriti nga çadra kërkesën për zgjedhje të ira e të ndershme. Xhafaj tha se qeverisë Rama po i vjen fundi dhe se demokratët nuk do të lejojnë emërimin e Fatmir Xhafajt si Ministër të Brendshëm. Duke folur për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Basha tha se kryeminsitri Rama ka njollosur vendin si prodhues droge dhe se ka rrezikuar marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA.br Edhe pse kryeministri Rama përjashtoi skenarin e shtyrjes së zgjedhjeve, lideri demokrat, Lulzim Basha e konsideroi këtë mundësi nëse kjo kohë do të duhet për të përgatitur zgjedhje të lira e të ndershme.br Basha u shpreh i sigurt se në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe se qeverisë Rama po i vjen fundi.br Basha: I përsërisim njëzëri mesazhin tonë se këtu do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se qeverisë Rama, qeverisë së krimit dhe korrupsionit, qeverisë së njollosur me xhelatët e diktaturës po i vjen fundi i sigurtë.br Partia Demokratike e kundërshton fort zgjedhjen e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, dhe e cilësoi atë si një armik të votës së lirë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:12