Report TV - Bashkia Kamëz, 16 vjet masakër mjedisore në lumin Tërkuzë

Report TV - Bashkia Kamëz, 16 vjet masakër mjedisore në lumin Tërkuzë

Prej 16 vitesh Bashkia e Kamzës po kryen një masakër mjedisore në lumin e Tërkuzës, ku në mënyrë të kundraligjshme depoziton mbetjet e saj urbane pranë rrjedhës së lumit. Sa herë rritet sasia e ujit, rrjedha e saj i merr me vete mbetjet dhe i shpërndan përgjatë gjithë shtratit deri në fshtatrat e Fushë Kujës.br br Report Tv ka kryer një investigim për këtë fenomen, që sipas banorëve të zonës po i detyron të braktisin gjithçka dhe të largohen ku të mundin.br br 11 kilometra nga Tirana, në zonën e quajtur Zall Herr, ndodhet ky vendshkarkim mbeturinash i cili është shumë pranë lumit të Tërkuzës dhe shumë pranë banesave të kësaj zone.br br Kamionët, siç shikohet në pamjet që sjell Report Tv kanë logon e bashkisë së Kamzës vijnë e shkarkojnë aty mbetjet urbane.br br Lëvizjet e njerëzve brenda vendrrethimit të dampës, grumbulli i stërmadh i plehrave apo tymi që ngrihet nga djegia e tyre mund të vihen re edhe nga larg.br br Mbetje spitalore, sende plastike, goma, qese, janë disa prej objekteve që vëmë re përgjatë rrjedhës së lumit.br br Prania jonë aty tërheq vëmendjen e banorëve të zonës, të cilën na ndihmojnë për të gjetur vendin e saktë të depozitimit të mbeturinave.br br Ata shprehen se prej vitesh ankesat e tyre, edhe pse të vazhdueshme, nuk merren parasysh, e kjo ka sjellë kohë pas kohe dëme shëndetësore dhe ekonomike për banorët. br br "Na dhanë fjalën se do t'i groposnin. U bë rrethini, por si përfundim uji është i ndotur. Dhe kur këta i hapin mbeturinat me traktor, nuk rrihet te shtëpia nga era që vjen", thotë një prej banorëve.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 05:28