Ora News - Kafja e Madhe e Shkodrës në prag restaurimi, arkitektët: Bashkia të japë leje

Ora News - Kafja e Madhe e Shkodrës në prag restaurimi, arkitektët: Bashkia të japë leje

Subscribe në Ora News këtu Në Shkodren e tij Kolë Idromeno, artisti shumë dimensional la gjurmë të pashlyeshme, që edhe sot lartësohen krenarisht në qytetin e artit dhe kulturës.br ?Kafja e Madhe? ishte një prej këtyre objekteve, ku të gjithë vizitorët që preknin Shkodrën e atyre viteve, gjendeshin përballë një godine luksi për kohën, ku përfshihej argëtimi, teatri, muzika dhe ballot elegante të kohës.br ?Kafja e Madhe? ishte edhe vend lajmesh, lidhjesh me botën, vend bisedash e argëtimesh. Pa Kafen e Madhe Shkodra në fillim të shekullit ndoshta nuk do të mbetej aq gjatë në kujtesën e të huajve dhe nuk do të konsiderohej si qyteti më grishës i Ballkanit.br Austriakët madje në 1914, pasi u larguan nga Shkodra, foton me Kafen e Madhe e shtypën në kartolina, imazhet e së cilës ua dërgonin miqve si kujtim nga Shqipëria.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 05:51

Your Page Title