Ora News – “Fordi” përplas gruan me biçikletë në hyrje të Shkodrës

Ora News – “Fordi” përplas gruan me biçikletë në hyrje të Shkodrës

Subscribe në Ora News këtu br Rreth 24 orë pas aksidentit në sheshin demokracia ku një 58 vjeçar mbeti i plagosur, një tjetër u shënua këtë radhë në hyrje të Shkodrës, ku automjeti përplasi një grua që po lëvizte me biçikletë.br Ai u shënua rreth orës 15.30 në lagjen ?Xhabije? dhe e plagosur mbeti shtetasja Bedrije Mustafa. Ajo ka qenë duke ecur me biçikletë në kryqëzimin e kësaj zone, kur u përplas me mjetin tip Ford Focus me targë AA 434 DP. Goditja ka qenë e rëndë, duke bërë që Mustafa të përfundojë në xhamin e parë të mjetit.br Ajo mori disa plagë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë, që për pak përfundoi me pasoja.br Ajo bëri shoqërimin në komisariat të drejtuesit, ku do të merret në pyetje mbi rrethanat e përplasjes. Hetimet e para tregojnë se si mjeti ashtu edhe shtetasja që po lëvizte me biçikletë nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit, duke sjellë për pasojë përplasjen.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 00:49

Your Page Title