6 të arrestuar për prostitucion në kryeqytet

6 të arrestuar për prostitucion në kryeqytet

Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës për shfrytëzim prostitucioni, tre janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër po procedohet në gjendje të lirë.br br Të arrestuarit janë M. Thanas, 26 vjeçe, M. Çela, 38 vjeç, R. Zhitoni, 39 vjeç, K. Zhilla, 26 vjeç, D. Sharra, 27 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe D. Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë.br br Në gjendje të lirë është proceduar T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh..br br Në operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e personave të mësipërm, të cilët sipas policisë, në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion, në vlera që varionin nga 50-100 euro.br br Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti më konkretisht, M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek 27 ? vjeçarja T. Gj., dhe më datë 20 Mars rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.br br Gjatë operacionit policia sekuestroi 1 automjet tip ?Hyundai?, 4 aparate telefonikë, 20,000 lekë të reja, 2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë kanabis, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 00:45

Your Page Title