Hetimet, si u zbulua gardisti grabitës

Hetimet, si u zbulua gardisti grabitës

Ky është Geraldo Guci, ish-efektiv i gardës së Republikës i arrestuar më 18 tetor të vitit të kaluar si autori i disa grabitjeve me armë të karburanteve në zonën e Selitës, unazës së re dhe rrugës ?Myslym Shyri? në Tiranë. Nga dosja e prokurorisë zbulohet një e dhënë interesante se si 21-vjeçari ra në prangat e policisë.br br Në grabitjen e fundit të bërë në 13 tetor 2016 në zonën e Selitës, përveç 8 mijë lekëve të reja i mori rojës së karburantit në zonën e Selitës edhe një telefon i Phone6. Hetuesit janë venë menjëherë në ndjekje të ?Icloud? duke arritur të lokalizojnë vendndodhjen e telefonit. Për çudinë e hetuesve lokalizuesi shënonte sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.br br Në dosjen e prokurorëve thuhet se hetuesit shkuan menjëherë aty dhe thirrën 3 gardistët që ndodheshin me shërbim, por asnjëri prej tyre nuk pranoi të posedonte një telefon të tillë. Vetëm në mbrëmje njëri prej tyre rrëfeu në polici se Geraldo i kishte treguar në mëngjes një telefon Iphone6 të cilin i tha se e kishte blerë, por kur e kishin ndezur ishte shfaqur një mesazh ku thuhej ?kush e kthen telefonin merr 200 euro?.br br Më pas janë ushtruar kontrolle në shtëpinë e gardistit 21 vjeçari, i cili ka pranuar grabitjet që sipas tij i bënte vetëm për të shlyer borxhet e shumta që kishte si pasojë e frekuentimit të basteve sportive. Aktualisht Guci është duke u gjykuar për grabitjet e bëra ndërsa është përjashtuar përgjithmonë nga Garda e Republikës.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:17