Dy policë në rrjetin e trafikut të drogës - News, Lajme - Vizion Plus

Dy policë në rrjetin e trafikut të drogës - News, Lajme - Vizion Plus

Dy efektiv të policisë së Beratit, dyshohet të jenë të implikuar në fshehjen e sasisë më të madhe të drogës prej 1 tonësh të kapur një ditë më parë në qytetin e Skraparit. Kjo është magazina, e modifikuar si laborator që prej kohësh përdorej nga trafikantet, si bazë për tharjen e paketimin e lëndës narkotike, në fshatin Lapan të Beratit. Lënda narkotike u gjet pas një hetimi disamujor nga Prokuroria për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me sektorin e antidrogës në Berat, pas një informacioni të siguruar se në një magazinë të braktisur, në fshatin Lapan, fshihej ngarkesa e madhe e hashashit. Në momentin e zbulimit të lëndës narkotike, mësohet se magazina ka qenë e braktisur, çka ka vështirësuar hetimet për identifikimin e personave që janë përfshirë në rrjetin e trafikut. Dyshohet se droga mbahej e magazinuar me qëllim trafikimin e saj jashtë kufirit të Shqipërisë. Gjithashtu, po hetohet edhe për personat përgjegjës që janë marrë me tharjen dhe paketimin e lëndës narkotike. Burime pranë Prokurorisë se Krimeve te Renda thane se është shmangur policia lokale në hetim, për shkak të rrezikut te dekonspirimit të operacionit. Gjithashtu, bëhet e ditur se janë firmosur 6 urdhërarreste.


User: VizionPlusAlbania

Views: 5

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:09

Your Page Title