Ora News - Ndalesa në Shengen, Avokati: Nuk hiqet nëse qytetari s’bën kërkesë

Ora News - Ndalesa në Shengen, Avokati: Nuk hiqet nëse qytetari s’bën kërkesë

Subscribe në Ora News këtu Ndalesat në zonën Shengen, kur thyen afatet apo për vepra të ndryshme penale, kanë penalizuar shpesh qytetarët. Avokati Krenar Bardhi thotë se ndalesa qëndron prezente nëse personat nuk paraqesin kërkesë me anë të avokatëve për të kërkuar fshirjen nga sistemi.br Mungesa e informacionit ka bërë që dhjetëra shqiptarë të arrestohen sapo shkelin në vendet Shengen. Bëhet fjalë për qytetarë, që për arsye të ndryshme i është ndaluar lëvizja në zonën Shengen nga shtetet përkatëse.br Avokati Krenar Bardhi, i cili ka shqyrtuar shumë raste thotë se pavarësisht se mund ta kenë kaluar afatin e caktuar pesë apo dhjetë-vjeçar, ndalesa qëndron prezent nëse personat nuk paraqesin kërkesë me anë të avokatëve për të kërkuar fshirjen nga sistemi. Bardhi, u bën thirrje shqiptarëve që para se të shkelin këto shtete, të sigurohen që emri i tyre është hequr nga sistemi.


User: Ora News Lajme

Views: 43

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:14