Xhaka thumbon De Biasin: Kuq e zi deri në vdekje! - News, Lajme - Vizion Plus

Xhaka thumbon De Biasin: Kuq e zi deri në vdekje! - News, Lajme - Vizion Plus

Pak pas qëndrimit të ashpër të teknikut të kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi, i cili nënkuptoi se Taulant Xhaka mund të mbetej për një kohë të gjatë jashtë formacionit, ka ardhur reagimi i futbollistit.Në një postim në rrjetin social Facebook, Taulant Xhaka shfaqet së bashku me sportistin tjetër të kombëtares Armir Abrashi me një koment thumbues për teknikun por dhe një mesazh të fortë për tifozat kuq e zi. Xhaka dhe Abrashi shkruajnë: Deri në vdekje kuq e zi!Më herë trajneri De Biasi tha se Xhaka dhe Abrashi u larguan pasi nuk ndiheshin mirë. Por duke folur specifikisht për Xhakën, tekniku italian shtoi se kombëtarja mund të bënte edhe pa Xhakën, derisa ky i fundit të tregojë në fushën e blertë se vlen për të qenë në formacion.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:40

Your Page Title