Ora News – Ruçi-deputetëve të PS: Gjeni dakordësinë për ligjet me LSI-në

Ora News – Ruçi-deputetëve të PS: Gjeni dakordësinë për ligjet me LSI-në

Subscribe në Ora News këtu br Pa praninë e kryeministrit Rama, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi kërkoi nga deputetët në mbledhjen e grupit parlamentar, të jenë prezent në seancën parlamentare të së enjtes për të votuar ligjet e reformës në drejtësi.br Për t?u votuar në parlament janë dy kode të rëndësishme si Kodi i procedurës penale dhe kodi penal, për të cilët duhet një shumicë prej 84 votash.br Këto ligje kushtëzohen edhe me mbështetjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kundërshtitë për nene të caktuara të tyre, mësohet se janë diskutuar edhe në mbledhjen e deputetëve socialistë.br Ka qenë kryetarja e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi, e cila ka thënë se këto kode janë ende të pambyllura për shkak të mos dakordësisë me aleatin e qeverisjes, ndërsa zoti Ruçi ka kërkuar që të sqarohen kundërshtitë dhe të gjendet gjuha e përbashkët për të kaluar këto ligje në parlament.br Pas mbledhjes, deputeti socialist, taulant Balla u shpreh I sigurtë se këto ligje dotë kalojnë ndërsa i bëri thirrje demokratëve të vijnë dhe t?I votojnë këto ligje.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:56

Your Page Title