Ruçi: Në zgjedhje edhe pa LSI - News, Lajme - Vizion Plus

Ruçi: Në zgjedhje edhe pa LSI - News, Lajme - Vizion Plus

Ndërsa opozita duket e vendosur per te mos u regjistruar ne KQZ deri ne plotësimin e kërkesave te saj, dhe LSI nuk ka ende nje qëndrim te prere, socialistet deklarojnë se ne zgjedhje mund te shkojnë edhe pa partine e Ilir Metës. Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi tha nga Fieri, se mundësia per koalicion mbetet e hapur, por nga ana tjetër PS ka gati edhe alternativen e saj. Ruçi i ka bere thirrje edhe nje here opozitës te ndërpresë bojkotin dhe te kthehet ne kuvend per t?i hapur rrugën zbatimit te reformës ne drejtësi. Por kësaj thirrje kreu i grupit te PS-se i shtoi edhe kritikat e ndërkombëtareve per aksionin e opozitës. Kryetari i grupit parlamentar te Partisë Socialiste Gramoz Ruci ishte ne Libofshe te Fierit, ku shpërndau certifikatat e legalizimit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:48