Ora News – Vetingu, plotësojnë dosjet me dokumentet 101 kandidatë aplikantë

Ora News – Vetingu, plotësojnë dosjet me dokumentet 101 kandidatë aplikantë

Subscribe në Ora News këtu br Aplikimet për komisionet e vettingut zyrtarisht kanë përfunduar. 27 marsi ishte data e fundit kur kandidatët që kishin mangësi në dokumentacion, mund të bënin korrigjimet e nevojshme.br br Kjo proçedurë nisi më 26 janar ku sipas Kushtetutës, Avokati i Popullit bëri thirrjen për të aplikuar për Komisionet që do të kontrollojnë gjykatësit dhe prokurorët.br br Thirrjes iu përgjigjën 193 persona në 15 ditë. Pas përfundimit të aplikimeve në 9 shkurt, brenda javës Avokati i Popullit konstatoi 29 persona në listën A, të cilët plotësonin të gjitha kriteret ligjore për të garuar dhe 164 persona në listën B të cilët shfaqnin mangësi në dokumentacion.br br Pas kësaj, proçesi kaloi tek Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili brenda dy javëve të përcaktuar në Kushtetutë, përpiloi rekomandime negative për 93 aplikantë, 8 tek lista A dhe 85 te lista B.br br Pra, aplikantë që përmbushnin të gjitha kushtet për të qenë pjesë e Komisioneve të vettingut, mbetën vetëm 21 dhe 79 ishin ata që kishin mangësi dokumentacioni por jo rekomandim negativ të ONM.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 02:31

Your Page Title