Ora News – Basha takon kryeministrin hungarez: Zgjedhjet kërcënohen nga paratë e drogës

Ora News – Basha takon kryeministrin hungarez: Zgjedhjet kërcënohen nga paratë e drogës

Subscribe në Ora News këtu br Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, takim i zhvilluar në Maltë gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.br Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Z.Basha dhe z.Orban diskutuan për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për kërcënimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare.br ?Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin evropian të Shqipërisë?, theksoi kryeopozitari Basha teksa e informoi z.Orban mbi rrugëzgjidhjen përmes qeverisë teknike që do të zbatojë dekriminalizimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.br Nga ana e tij, sipas PD-së, Orban deklaroi se Partia simotër FIDESZ i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 00:55