Report TV - Lezhë, 8-vjeçarja bie nga kati i 6 i pallatit, humb jetën

Report TV - Lezhë, 8-vjeçarja bie nga kati i 6 i pallatit, humb jetën

LEZHË- Një vajzë 8-vjeçare ka rënë nga kati i 6 i një pallati në qytetin e Lezhës, ku për pasojë ka humbur jetën disa orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në Tiranë. br br Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 30 minuta në lagjen ?Besëlidhja? në banesen ku jetonte e mitura me iniciale K.P.br br Sipas të dhënave vogëlushja ka qenë duke luajtur në ballkonin e apartamentit, kur është rrëzuar.br br Vajza ka qenë vetëm brenda banesës, pasi nëna e saj kishte dalë për të blerë ushqime.br br Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë parë ngjarjen dhe i kanë ardhur menjëherë në ndihmë të miturës.br br Ata e dërguan me urgjencë në Spitalin e Lezhës ku pasi mori ndihmën e parë u dërgua me urgjencë nëpërmjet helikopterit në Spitalin e Traumës në Tiranë.br br Pavarësisht ndihmës që iu dha në spital, vogëlushja humbi jetën rreth katër orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës në kryeqytet.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 02:10