Ora News – Raporti i Prokurorisë, për 2016 ulje me 24% të procedimeve për korrupsion

Ora News – Raporti i Prokurorisë, për 2016 ulje me 24% të procedimeve për korrupsion

Subscribe në Ora News këtu br Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur në Kuvend raportin e punës një vjeçare. Në materialin voluminoz të paraqitur, organi i akuzës ka analizuar ecurinë e të gjitha veprave penale të hetuara dhe të dërguara në gjykatë, ku vihet re nje ulje të procedimeve për veprën penale të korrupsionit krahasuar me vitin 2015 me 24.4.br Procedimet për korrupsion kanë pësuar ulje krahasuar me një vit me parë. Ky është konkluzioni i Prokurorisë që ka paraqitur në Kuvend raportin e punës 1 vjeçare të saj. br Sipas organit qendror të akuzës, gjatë vitit 2016 ka një ulje prej 24,4 të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2015.br Ulje kanë pësuar edhe numri i të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2015 prej 24,5 .br Gjithashtu gjatë vitit 2016 janë regjistruar 2 procedime për veprën penale të ?Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë?, dhe 11 procedime penale për nenin 260 të Kodit Penal ?Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë?, kundrejt 2 procedimeve të regjistruara në vitin 2015 për këtë vepër. br Gjithashtu në raport vihet re se për vitin 2016 për veprën penale të ?Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, organi i Prokurorisë ka regjistruar 3 procedime penale me 4 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2015 rezultojnë të regjistruar 7 procedime penale.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:28