Report TV - Ekskluzive/ Plani anti-kanabis zbardhet strategjia e qeverisë

Report TV - Ekskluzive/ Plani anti-kanabis zbardhet strategjia e qeverisë

Tre vjet pas ndërhyrjes në Lazarat, qeveria shqiptare ka finalizuar një plan të ri, i cili përmban tërësinë e masave, koordinimeve ndërinstitucionale, hapave dhe veprimeve për asgjësimin e të gjitha plantacioneve të kanabisit në territorin e Republikës së Shqipërisë.br br Shqiptarja.com zbardh planin e veprimit anti-kanabis 2017-2020, një dokument prej 60 faqesh, i cili nis me një analizë të thelluar të situatës, ndërsa vijon me parashtrimin e masave radikale për goditjen dhe çrrënjosjen e fenomenit.br br Për herë të parë, përpos policisë dhe prokurorisë, plani anti-kanabis parashikon angazhimin e ushtrisë, Shërbimit Informativ Shtetëror, strukturave doganore, strukturave tatimore, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, policinë pyjore, disa prej ministrive të linjës, pushtetin vendor etj., në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.br br Dokumenti u jep një rëndësi të veçantë edhe mediave tradicionale dhe bashkëkohore në luftën anti-kanabis, për ndërgjegjësimin e shoqërisë si dhe për të përcjellë informacionin tek të rinjtë, me qëllim mbajtjen e tyre larg kultivimit, trafikimit dhe përdorimit të lëndëve narkotike.br br Ndërkaq, masat kundër kanabisit konsistojnë në goditjen e financave të grupeve kriminale, kontrollin e territorit, krijimin e hartave të sipërfaqeve të tokave, forcimin e kontrollit kufitar, bashkëpunimin e hershëm të shërbimeve inteligjente etj.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 03:00

Your Page Title