Report TV - Erjon Braçe: Blushi nuk lexon, i bie qylit

Report TV - Erjon Braçe: Blushi nuk lexon, i bie qylit

TIRANE- Në mungesë të PD në Kuvend si pasojë e bojkotit pas protestës që ka nisur prej 41 ditësh, opozita e vetme në sallë edhe në seancën e sotme plenare ka qenë Ben Blushi.br br Nga foltorja e Kuvendit, Deputeti Ben Blushi ka akuzuar se amnistia fiskale është një ?bakshish? që qeveria po u jep rreth 200 kompanive të mëdha. Ai tha se 95 e borxhit prej 50 miliardë lekësh që do të falet u përket këtyre kompanive të sektorit të hidrokarbureve e minierave, ndërsa vetëm 5 bizneseve të vogla.br br "Ka ardhur një amnisti për të pasurit në Shqipëri, që fshin detyrimet e të pasurve para fushatës elektorale.br br Me këtë ligj tatimet dhe doganat kanë të drejtë të fshijnë detyrimin në fushatë, është një ligj politik dhe jo kushtetues dhe klientelist" deklaroi ai.br br E menjëhershme ka ardhur replika nga Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe, i cili akuzoi se Blushi nuk e njihte dhe as nuk kishte marrë mundimin ta lexonte draftin për amnistinë.br br "Asnjë detyrim i ri nuk do të falet, por do të shuhen vetëm gjobat apo kamatëvonesat nëse debitorët do të shlyejnë principalin" tha ai.br br Më pas debatin e shkaktoi dekorata që Franca i akordoi Ramës, të cilën Blushi e ironizoi. Kreu i LIBRA-s, u shpreh se iu akordua për sjellje të mirë kur ishte emigrant, pasi kur erdhi në Shqipëri u bë legjioni i turpit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 02:04