Ora News – Pazari i Ri, tregtarë të kënaqur dhe të pakënaqur me çfarë u ofrohet

Ora News – Pazari i Ri, tregtarë të kënaqur dhe të pakënaqur me çfarë u ofrohet

Subscribe në Ora News këtu br Pazari i Ri, i cili tërheq çdo ditë me qindra vizitorë e blerës, ka dhënë efekte pozitive te tregtarët. Për Ora News ata shprehen se fitimet janë rritur dhe kjo për shkak të shërbimit cilësor që ofrohet në ambientet e reja. Por nuk mungojnë as zërat kritikë. Disa prej tyre shprehen se tregu nuk ofron mundësi për vendosjen e mallit pas përfundimit të aktivitetit.br Prej 20 vitesh, Bashkim Bitri ushtron aktivitetin e tregtimit të peshkut. Në dyqanin e tij, pranë Pazarit të Ri, klientët kanë mundësi të marrin një shërbim cilësor dhe produkte të sigurta.br Ai tregon se fitimet e tij janë rritur pas ndërtimit të Pazarit të Ri nga Bashkia Tiranë.br Bitri: Kemi qenë vetë dëshmitarë që ka qenë pisllëk i gjallë. Edhe shitja jonë ka ndryshuar, le që nuk kemi pasur frigoriferë me akull, shisnim në tokë, jashtë kushteve higjenike. Si përcilësinë, si për ecurinë e punës, nga të gjitha drejtimet.br Por Bashkimi nuk është i vetmi tregtar i cili përfiton më shumë të ardhura nga aktiviteti që ushtron pranë Pazarit të Ri. Shitës të tjerë tregojnë se megjithë përmirësimin e kushteve, çmimet nuk kanë pësuar rritje.br ?Kur ishim tek pazari i vjetër nuk kishte xhiro sa çka sot këtu, klientët janë shtuar më shumë, kurse çmimet ne i kemi mbajtur konstantë?.br Por ka edhe tregtarë të cilët hasin vështirësi. Disa prej tyre shprehen se tregu nuk ofron ambiente për vendosjen e mallit pas përfundimit të aktivitetit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 02:15