Report TV - Taulant Balla dhe Tahiri: Vetëm Rama kryeministër

Report TV - Taulant Balla dhe Tahiri: Vetëm Rama kryeministër

Saimir Tahiri dhe Taulant Balla kanë hedhur poshtë cdo pritshëmri të aleatëve për të drejtuar qeverinë, të artikuluara disa herë nga eksponentë të LSI-së gjatë këtyre 2 javëve.br br Drejtuesi i PS-së së Tiranës, foli në asamble për ankesa që vijnë nga baza për koalicionin, dukë përcjellë gjithashtu mesazhin se edhe vetëm PS e ka fitoren e garantuar.br br Në të njëjtën linjë ishte dhe drejtuesi politik i Elbasanit, njëkohësisht nkryetar i grupit të deputetëve të PS-së , Taulant Balla.br br Sipas tij janë vetëm 2 alternativat për kryeministër, e ndër to jo ilir Meta.br br "Por është e sigurt që zgjedhjet që kemi përpara janë aq sa të vështira, aq dhe të lehta.br br Për sa të vështira e thamë, por janë dhe shumë të lehta. Kandidojnë 2 kandidatë për kryeministër, jo më shumë.br br I pari dhe fituesi është Edi Rama; i dyti s?ka asnjë shans. Luli nuk ka shans, s?kemi çfarë t?i bëjmë.br br Ne jemi gati në 18 qershor për të fituar. Mos harroni: në 18 qershor ka zgjidhje, ka zgjedhje dhe ne do të fitojmë" tha ai.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:58

Your Page Title