Muzika Shqipe humb Françesk Radin

Muzika Shqipe humb Françesk Radin

Françesk Radi, është një tjetër artist që humbet muzika e lehtë shqiptare. Kantautori u largua nga kjo jetë në moshën 67 - vjeçare. Shkak për humbjen e parakohshme u bë një hemoragji cerebrale, që prej disa ditësh e mbajti të mbërthyer në Spitalin Universitar ?Nënë Tereza?. br br I kujdesshëm gjithnjë që fondit të muzikës shqipe t'i dhuronte një krijimtari ku poezia, muzika, orkestracioni dhe interpretimi të ishin të arrira, emri i Françesk Radit do të na sjellë ndërmend këngë si ?Biçikleta?... apo ?Adresa?...br br E kjo e fundit përbëri në vitin 1972, jo vetëm një nga më të dëgjuarat, por edhe një hap para në krijimtarinë muzikore të asaj kohe.br Pas suksesit me ?Adresa?, emri i Çeskut ishte në listën e gjatë të artistëve që u ndëshkuan pas Festivalit të 11, të Radio Televizionit Shqiptar, i cilësuar si përhapës i kulturës borgjeze.br br Për dhjetë vite, ai punoi si mësues muzike në Fushë - Arrëz të Pukës.br br U rikthye në vitin 1990, po aq suksesshëm sa para tij. ?Rroku i burgut?, ?Zemër e lodhur?, ?Telefonatë zemrash? e ?Ky fat na ra?, përbëjnë edhe pjesën më të madhe të karrierës së tij mbi 40 - vjeçare.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2017-07-04

Duration: 01:21

Your Page Title