Vrasja e Cukut, verifikim bisedave telefonike të disa të dyshuarve

Vrasja e Cukut, verifikim bisedave telefonike të disa të dyshuarve

Telefonatat e disa personave të dyshuar si autorë apo urdhërues të vrasjes së ish ? Drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, janë në proces verifikimi nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes.br br Burime të rezervuara thanë për Televizioni Klan se bëhet fjalë për thirrje të kryera mes disa personave, që në kohën e vrasjes kanë qenë jashtë Tiranës.br br Të dhënat nga antenat celulare tregojne se, ata kanë komunikuar me persona që kanë qenë në rrezen që mbulon antena e zonës, ku u vra 42 ? vjeçari.br br Njëri nga atentatorët, sipas dëshmive të dhëna në polici nga administratorja e pallatit ku ndodhi krimi, komunikonte vazhdimisht në pritje të ardhjes së ish ? Drejtorit të Policisë së Vlorës.br br Grupi hetimor po verifikon edhe komunikimet në dy aparatet telefonike smartphone të gjetura në vendin e ngjarjes, që i përkasin të ndjerit.br br Këta dy telefonë mësohet se janë pjesë e një grupi prej 13 objektesh, të sekuestruara në vendngjarje.br br Ata pritet të ekzaminohen nga ekspertët e teknologjisë së informacionit për të parë nëse ka komunikime apo mesazhe kërcënuese, apo komunikime të dyshimta mes Cukut e personave të tjerë.br br Hetuesit pritet të kërkojnë edhe tabulatet e komunikimeve telefonike të Cukut.br br Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka regjistruar krimin si vrasje për shkak të detyrës. Hetimet kanë çuar edhe hapjen e dosjeve të disa grupeve kriminale të goditura nga policia e Vlorës, në kohën kur Artan Cuku ishte drejtues i saj.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 01:22