Tuba plastikë të mbushur me drogë, dështon tentativa e 60 - vjeçarit

Tuba plastikë të mbushur me drogë, dështon tentativa e 60 - vjeçarit

Mënyra më e mirë për të transportuar drogë jashtë vendit? Në tuba plastikë... të paktën sipas një 60 - vjeçari nga Tirana, i cili u kap me plot 99 të tillë, të mbushur me kanabis të presuar.br br Qani Mançe udhëtonte me kamion kur u arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi efektivët e Korçës vendosën që të bënin një kontroll në skaner.br br Burime zyrtare sqarojnë se Mançe drejtonte një kamon "SCANIA" me targa AA273DY dhe rimorkio me targë TR0148K.br br Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Doganën, për verifikim në vijën e dytë dhe gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorkios, se mund të ishte fshehur drogë.br br Në brendësi të tubave metalikë, të cilët mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan 99 tuba të tjerë plastikë me ngjyrë portokalli, ku ishte fshehur edhe droga. Në total policia gjeti plot 71 kilogramë kanabis.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 13

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 00:25