Ora News – Kremtimi i Pashkëve në rrethe, besimtarët lutje për paqe

Ora News – Kremtimi i Pashkëve në rrethe, besimtarët lutje për paqe

Subscribe në Ora News këtu br Mijëra besimtarë, të krishterë ortodoks dhe katolikë kanë kryer ritualet fetare që i paraprijnë Pashkëve, ditës së ringjalljes së Krishtit. Nga veriu në Jug, lutjet e besimtarëve ka qenë për më shumë mirësi e shpresë, dhe shmangie të përçarjes, luftrave dhe krimeve.br Mesazhin e tij të Pashkës për besimtarët katolikë, kreu i konferencës ipeshkvnore shqiptare imzot Angelo Massafra ia ka drejtuar me një lutje të veçantë të gjitha vendeve që përjetojnë luftra, përndjekje, shkatërrime mjedisore, përçarje e krime. Ngjarje që sipas ipeshkvit nuk mund të na lënë indiferentë.br Thirrjet për kujdes nga Ambasada Amerikane, si pasojë e frikës për sulme terroriste arqipeshkëvi i Shkodres apelon që kush ka përgjegjësine për të marrë masa le ta bëjë, meshat do të zhvillohen.br Në Berat, besimtarët ortodoks kanë kremtuar të premten e zezë, dita që u kryqëzua Jezu Krishti. Ndezja e qirinjve dhe lutjet për më shumë mirësi, ka vijuar me kapërcimin e Epitafit, që simbolizon krishtin e kryqëzuar.br Edhe në Vlorë, përmes një marshimi të heshtur, qindra persona kanë bërë parakalimin tradicional në rruget kryesore të qytetit.br Edhe në Korçë, qindra besimtarë u mblodhën në katedrale për të ndekur meshën që u shoqërua me lutje për paqe e mirësi.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 02:11

Your Page Title