Ora News – Veliaj: Brenda vitit do ndërhyjmë edhe në 50 blloqe të tjera banimi

Ora News – Veliaj: Brenda vitit do ndërhyjmë edhe në 50 blloqe të tjera banimi

Subscribe në Ora News këtu br 50 blloqe banimi do të shndërrohen në hapësira argëtuese dhe çlodhëse për qytetarët e Tiranës. Ndërhyrjet që pritet të përfundojnë brenda vitit, duke rikualifikuar tërësisht këto lagje, sipas kryebashkiakut Erion Veliaj duhet të ruhen me kujdes pasi përfaqësojnë modelin e punës së Bashkisë.br Bashkia e Tiranës ka planifikuar ndërhyrje në 50 blloqe banimi në kryeqytet, të cilat brenda vitit do të kthehen në mjedise sportive për fëmijët dhe hapësira çlodhëse për të moshuarit.br Kështu u shpreh kryebashkiaku, Erion Veliaj, teksa inspektoi dy blloqe të shndërruara terësisht në lagjen ?Ali Demi?.br Veliaj: ?Do të vazhdojmë edhe këtë vit me 50 blloqe të tilla në gjithë Tiranën, që të sigurohemi që cilësia e jetës nuk ndryshon vetëm në qendër, se njerëzit sigurisht kanë nevojë për sheshin ?Skënderbej?, por kanë nevojë edhe për sheshin e lagjes; kanë nevojë për Bulevardin e Ri, por kanë nevojë edhe për rrugicat e lagjes. Vetëm duke i balancuar investimet madhore me investimet në komunitet, nëpër lagje dhe nëpër blloqe banimi, mund të kemi realisht Tiranën që ëndërrojmë?.br Duke e cilësuar investimin si një model të punës së Bashkisë së Tiranës, Veliaj ftoi banorët që të kujdesen për të.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 01:20