Ora News – PS-LSI letër KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve

Ora News – PS-LSI letër KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve

Subscribe në Ora News këtu br Kur na ndajnë vetëm pak orë nga skadimi i afatit, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë shtyrjen e regjistrimit të partive politike dhe koalicioneve në zgjedhje. Në kërkesën e dorëzuar në KQZ, thuhet se PS dhe LSI si dhe forcat e tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane, janë në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit ekzistues politik në zgjedhjet e 18 qershorit.br Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, i janë drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrimin e kolicioneve. br Kërkesa mban firmën e dy kryetarëve të grupeve parlamentare Gramoz Ruçi dhe Luan Rama, ndërsa thkesohet e mazhoranca është në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesemarrjen e plotë të të gjithë spektrit ekzistues politik te vendit në zgjedhjet e 18 qershorit.br ?Në këtë kontekst social-politik, i cili nuk mund të neglizhohet nga asnjë institucion publik ne vend aq me pak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kerkojme nga ana juaj nje qendrim ne lidhje me mundesine per te shtyre afatin e regjistrimit të partive politike ne zgjedhje dhe te regjistrimit te koalicioneve zgjedhore. Në gjykimin tonë, tejkalimi i afateve te parashikuara me disa dite, nuk do te sillte asnje pasoje penalizuese, por do te kontribuonte per te krijuar hapesira per te siguruar nje proces sa me gjithpërfshirës? .br Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ende nuk e ka shqyrtuar kërkesën, por përfaqësuesit e të djathtës në këtë institucion argumentojnë se letra është jo ligjore.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 01:48

Your Page Title