Ora News – Pranimet në universitete, Kule: Maturantët mundësi të çregjistrohen

Ora News – Pranimet në universitete, Kule: Maturantët mundësi të çregjistrohen

Subscribe në Ora News këtu br Maturantët janë në pritje të daljes së udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për pranimet në universitete, ndërsa institucionet e arsimit të lartë kanë bërë propozimet e tyre. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule thotë se një ndër propozimet në kriteret e pranimit është ai i rikthimit të çrregjistrimeve automatike në bazë të programit të zgjedhur.br Brenda një jave pritet të dali udhëzimi i ministrisë së Arsimit në lidhje me kriteret e pranimeve në universitete. Ndryshe nga vitet e tjera, institucionet e arsimit të lartë propozojnë rikthimin e ç?regjistrimeve automatike të maturantëve në momentin kur ata regjistrohen në një program studimi.br Kule: Maturantit nuk mund ti cënohet e drejta të çregjistrohet. Nëse ai regjistrohet fillimisht në një faklutet të një universiteti dhe gjatë vazhdimit të procedurës krijohet hapësirë në një fakultet ku ai e ka më të preferuar patjetër është e drejta e tij të shkojëbr Dekani i Fakulteti të Ekonomisë, Dhori Kule tha se kriteret e tjera mbeten ato të një viti më parë, me notë mesatare 6 sipas ligjit të arsimit të lartë.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 01:28

Your Page Title