Rama: Bllokimi i rrugëve për të mbrojtur çadrën

Rama: Bllokimi i rrugëve për të mbrojtur çadrën

Kryeministri Edi Rama iu drejtua të rinjve në Gjirokastër të bindin çdo mbështetës të opozitës të mos i bashkohet thirrjes së Partisë Demokratike për bllokimin e rrugëve në protestën e paralajmëruar të hënën, një dite para mbërritjes në Tirane të negocioatorit David McAlister.br br ?Sepse nuk mund të përqafojnë një alternativë që bllokon rrugët që të mos pushohen nga puna gjykatës e prokurorë të korruptuar që u kanë siguruar pandëshkueshmërinë e atyre që janë në çadër.br br Frika e drejtuesve të Partisë Demokratike nga drejtësia sipas kryeministrit synon ta çojë vendi drejt një skenari të ngjashëm me atë të 20 viteve më parë.br br ? 97 e bënë ata që jane në çadër. Ata që janë të ngujuar në çadër kanë frikë nga drejtësia. Ajo frikë i ka çuar të mbyllen dhe t'i zenë bulevardin vizitorëve, ne jemi me vendosmërinë më të madhe jo vetëm mos lejojmë tu përsëritet historia tragjike e 20 viteve më parë pa shtet pa rend e siguri dhe të mos lejojmë tu mbyllet rruga e drejtësisë?br br Rama tha se Partia Socialiste është e vendosur të shembë murin e padrejtësisë që pengon të ardhmen e Shqipërisë që sipas tij janë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.br br "Janë armiku i PS e dhe ne do te luftojme deri ne fund dhe nuk do të tërhiqemi nga presioni i asnjë çadre, kërcenimi dhe shantazhi".br br Ndaj dhe fitoren e 18 Qershorit, Rama e sheh ndryshe nga ajo e 4 viteve më parë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 01:54