Digjet batanija, dy të moshuar asfiksohen në azil

Digjet batanija, dy të moshuar asfiksohen në azil

Dy të moshuar u asfiksuan nga tymi, mëngjesin e kësaj të hënë në azilin e Poliçanit për shkak të rënies së një zjarri. Ngjarja ndodhi në orën 6:00 të mëngjesit kur dy dhomat e dy të moshuarve Tahir Senka, 84 - vjeç dhe Mustafa Kaceli, 81 - vjeç, u përfshinë nga flakët.br br Nga hetimet e para dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një bisht cigareje i lënë ndezur nga një prej të moshuarve.br br Zjarri sipas burimeve të policisë ka përfshirë një prej shtretërve të të moshuarve dhe me pas flakët janë përhapur të gjithë dhomën. Kujdestarët e turnit të natës kanë ndërhyrë duke mundur të lokalizojnë flakët.br br Të moshuar e azilit, shprehen se nuk i njihnin personat dhe se ngjarjen e kanë marrë vesh mëngjesin e sotëm. Sipas dëshmitareve dy të moshuarit e asfiksuar nuk munden të shpëtonin, pasi kishin probleme shëndetësore.br br Menjëherë pas incidentit bashkia e Poliçanit që administron qendrën e azilit, vendosi pezullimin e drejtoreshës Aurora Doko si dhe dy kujdestarë të azilit.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 00:59