Ora News - Presidenti “përfshihet” në krizë, pasi takoi Metën, thërret në zyrë Bashën

Ora News - Presidenti “përfshihet” në krizë, pasi takoi Metën, thërret në zyrë Bashën

Subscribe në Ora News këtu br Në kushtet kur ka dështuar çdo mundësi për dialog pavarësisht ndërhyrjes së nëgociatorëve evropian, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, paraditen e së enjtes ka takuar presidentin Bujar Nishani.br Nuk dihet nëqoftëse presidenti do të marr ndonjë rol për zgjidhjen e krizës, ndërsa burimet i thanë Ora News, se temë diskutimi ka qenë situata politike.br Kjo është hera e parë në rreth 70 ditë protestë që kryetari i opozitës Lulzim Basha takohet me presidentin Nishani, i cili ende nuk ka një qëndrim publik për krizën politike.br Pas presidentit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ndal për rreth 30 minuta në zyrën e ish-kryeministri Sali Berisha, ku në përfundim dha këtë deklaratë.br Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të patur më në Shqipëri, as sot, as këtë vit as pas 10 vitesh as pas 100 vitesh. Gjenerate e re e shqiptarëve nuk do të pranojë rivendosjen e monizmit as në Kavajë as në gjithë Shqipërinë.br Pyetje: Do ti bllokoni zgjedhjet?br Basha: Nuk do të ketë proces votimi monist në kryeqytetin e demokracisë që rrëzoi monizmin nuk do rivendoset monizmi i diktuar nga krimi dhe prej andej në gjithë Shqipërinë. Shqipëria do të çlirohet njëherë e mirë nga krimi. Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 01:37

Your Page Title