Ora News - Banorë të Mirditës dhe Lushnjes në protestë për rrugët

Ora News - Banorë të Mirditës dhe Lushnjes në protestë për rrugët

Subscribe në Ora News këtu Dhjetëra banorë kanë protestuar për infrastrukturën e keqe në Mirditë dhe Lushnje. Në qytetin e Rrëshenit, banorët e 11 fshatrave të zonës së Fanit u mblodhën para Bashkisë ku kërcënuan me përshkallëzim të protestës nëse nuk zgjidhet problemi i rrugës. Në Lushnje, fermerët deklaruan se do bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk ndërhyhet për sistemimin e 2 km rrugë.br Banorët e 11 fshatrave në Mirditë kanë protestuar para Bashkisë së qytetit, pasi thonë se rruga që i lidh ata me Rrëshenin është përmbytur nga Hidrocentrali që është ndërtuar mbi lumin Fan.br Banorët deklarojnë se rruga e re është ndërtuar jashtë çdo lloj parametri teknik dhe lëvizja është tepër e vështire dhe e rrezikshme.br Ata i kërkojnë Bashkisë që të ndërhyjë, në të kundërt kërcënojnë me përshkallëzim të protestës deri në bllokimin e Rrugës së Kombit.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 01:02

Your Page Title