Ora News - Meta President, Hila: Më i fortë se Moisiu, më i dobët se Berisha

Ora News - Meta President, Hila: Më i fortë se Moisiu, më i dobët se Berisha

Subscribe në Ora News këtu br Për analistin Dritan Hila, vendimi i Metës për të kandiduar si President ishte i nxitur nga qëndrimet e opozitës.br Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Hila tha se ky post do ti krijojë mundësinë të jetë mbi palët gjatë krizave politike që pritet të mbërthejnë vendin.br Dritan Hila: Meta hyn tek personazhet që flet pak në mënyrë që të kuptohen mesazhet e tij. Ishte një referim që i bëri Namik Dokles, një lloj falenderim apo përshëndetje për shokët e largët të armëve që dikur i ka pasur në PS, Dokle është një prej tyre. Në fakt fjalimi nuk ishte fare i rastësishëm, ishte i përgatitur mirë nga Meta. Ishte reflektim i të gjithë situatave që ka pasur. Falenderoi opozitën pasi në një farë mënyre nuk priste të ishte President, por ishte sjellja e opozitës e cila e detyroi të pranonte postin e Presidentit.Nuk i dha shpresë opozitës. Ardhja e dy negociatorëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein ishte një ndërhyrje e Metës sepse paraqitën propozimet e Metës. Opozita nuk ishte në gjendje ta kapte mesazhin, nuk e kapi momentin. Iu propozuan katër Ministra dhe në momentin që opozita do kishte katër Ministra, LSI katër dhe PS katër apo pesë Ministra, opozita do të ishte në kushtet për të negociuar. Opozita ose nuk e kapi ose nuk donte këtë lloj kompromisi të hyjë në zgjedhje, atëherë Meta u detyrua të merte postin e Presidentit, një post që do i krijojë mundësinë që të jetë super partes gjatë krizave që janë në prag gjatë këtij viti, do ketë një krizë politike.br Ndryshe nga disa qëndrime të shprehura, Hila thotë se Meta President nuk ishte pjesë e marrëveshjes PS-LSI në 2013.br Ai vlerëson se ky vendim ka qenë i minutave të fundit, pas dështimit të negociatave me opozitën.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 16:22