Ora News – PD thotë s'ka zgjedhje më 18 qershor: Ligjërisht ka rënë dekreti i Presidentit

Ora News – PD thotë s'ka zgjedhje më 18 qershor: Ligjërisht ka rënë dekreti i Presidentit

Subscribe në Ora News këtu br Zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në datën 18 qershor është futur në një tjetër labirint.br br Partia Demokratike deklaron se çdo regjistrim i kandidatëve për deputet pas orës 24:00 të datës 28 prill 2017 është i paligjshëm.br br Duke u mbështetur në përcaktimin e Kodit Zgjedhor, Oerd Bylykbashi, paraqiti dhe një kërkesë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.br br Oerd Bylykbashi : "Kodi Zgjedhor është shumë i qartë. Listat e kandidatëve të partive politike apo kandidatëve të pavaruar regjistrohen jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Data e zgjedhjeve e dekretuar është data 18 qershor e cila fillon në orën 00:00 të asaj dite dhe nuk llogaritet në afat.br br Kështu që dita e 50-të përpara kësaj date është data 29 në orën 00:00 sot në mëngjes.br br Për rrjedhojë çdo regjistrim i cili do të bëhej gjatë ditës së sotme do të ishte i paligjshëm sepse do të ishim përpara 49 ditësh e disa orësh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka më asnjë mundësi ligjore të regjistrojë lista."br br Bylylbashi thekson me këtë rast se kjo situatë zgjidhet vetëm me marrëveshje politike.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-05

Duration: 01:43